7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNjë ushtar i Maqedonisë së Veriut vdes në Spitalin e Prishtinës

Një ushtar i Maqedonisë së Veriut vdes në Spitalin e Prishtinës

Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se mbrëmjen e sotme në Prishtinë ka ndërruar jetë një pjesëtarë i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pjesëtari i Armatës ka qenë pjesë e kontingjentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e KFOR.

“Në mbrëmje, rreth orës 18.15, në spitalin e Prishtinës, Kosovë, ka ndërruar jetë një ushtar profesionist 44 vjeçar me iniciale I.Q., i cili bënte pjesë në kontingjentin e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e KFOR-it”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Ministrisë.

Nga Ministria e Mbrojtjes shtojnë se 44-vjeçari përmes helikopterit është transportuar nga baza në Pejë në Spitalin e Prishtinës, ku ka ndërruar jetë.

“Me helikopter ushtarak, i shoqëruar nga personeli mjekësor ushtarak, ai është dërguar në institucionin më të afërt shëndetësor, në këtë rastin, në Spitalin e Prishtinë, ku pas mbërritjes i është bërë reanimacioni, por pas një kohe të shkurtër mjekët kanë konstatuar vdekjen, me gjasë sipas informacioneve të para nga një sulm në zemër”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments