Deputetët e Parlamentit Evropian votuan të martën heqjen e vizave për Kosovën, në mesin e deputetëve ishte edhe një shqiptare që e dha votën pro.
Ajo është Arba Kokalari, e cila u zgjodh anëtare e PE-së nga Demokristianët suedez.
Kokalari tha se ka punuar gjatë për këtë moment.
“Jam shumë e lumtur që Parlamenti Evropian më në fund ka votuar pro liberalizmit të vizave për Kosovën. Unë kam ndihmuar në këtë për një kohë të gjatë. Është një hap i rëndësishëm përpara”, tha Kokalari.
Nesër pritet edhe të nënshkruhet vendimi për liberalizmin.
Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.