-0.9 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNjë pjesë e deputetëve, qiraxhinj në Shkup

Një pjesë e deputetëve, qiraxhinj në Shkup

Komisioni për zgjedhje dhe emërime dha dritë jeshile për përcaktim të kompenzimit për marrje me qira të një banese në kryeqytet, për deputeten Monika Trajanova. Kompenzim për qira do të ketë edhe për zv/ministrin e financave, Nikollçe Jankullovski. E drejtë kjo që u takon për shkak se jetojnë njëri në Radovish dhe tjetri në Manastir.

“Me 11 vota ‘për’ komisioni miratoi vendim për përcaktim të kompenzimit për marrje me qira të banesës”, tha Gjorgjija Sajkoski, kryetar I komisionit për zgjedhje dhe emërime.

Praktika e mbulimit të shpenzimeve rrugore për deputetët vijon prej disa vitesh. Herën e fundit u ndryshua në vitin 2018, kur Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime vendosi se deputetëve jashtë Shkupit u takon të zgjedhin se a do të udhëtojnë çdo ditë në punë me veturën e tyre, për çka do të marrin kompenzim për pikat pagesore dhe për karburant ose do të marrin një banesë me qira për të cilën Kuvendi do të ndajë mjete prej më se shumti 400 eurosh, ndërsa shpenzimet e karburantit do t’u mbulohen vetëm për gjatë fundjavave.

Në tri vitet e fundit, deputetët kanë shpenzuar mbi 1 milion euro për shpenzimet e rrugës. Më së shumti është shpenzuar në vitin 2022, gati gjysmë milioni euro.

Shpenzimet e larta rrugore të deputetëve tërhoqën vëmendjen e opinionit me rastin kundër deputetes së atëhershme të VMRO DPMNE-së, Sillvana Boneva, e cila kishte shpenzuar mbi 10 mijë euro për këtë qëllim. Pavarësisht hetimit të Prokurorisë Speciale, Gjykata e liroi nga akuzat./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments