23.2 C
Tetovo
E martë, 16 Shtator, 2025
BallinaLajmeNjë person ka djegur disa vetura në një autoservis në Shkup

Një person ka djegur disa vetura në një autoservis në Shkup

https://tv21.tv/nje-person-ka-djegur-disa-vetura-ne-nje-autoservis-ne-shkup

Herët në mëngjes, rreth orës 4, ka shpërthyer zjarr në një autoservis në lagjen Pintija në Shkup, përcjell TV21. Sipas dëshmitarëve, fatmirësisht është shmangur një katastrofë.“Herët në mëngjes, para orës 4:00, shpërtheu një zjarr i madh në një servis automjetesh para Pintijës (mbi Staklarën, në vendin e quajtur Kamenik), ku kishte disa automjete, vaj dhe sende të tjera të ndezshme. Brigada e Shkupit për Mbrojtje nga Zjarri menjëherë doli në vendngjarje dhe me 8 automjete, pas një beteje të vështirë, zjarri u shua para orës 6:00”, deklaroi për Kanal 5 drejtori i DMSH-së, Stojançe Angellov.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments