10.4 C
Tetovo
E martë, 15 Prill, 2025
BallinaLajmeNjë përpjekje e re për zgjedhjen e Këshillit të ri Programor të...

Një përpjekje e re për zgjedhjen e Këshillit të ri Programor të RTM-së, gjashtë vjet pas skadimit të mandatit

Gjashtë vjet pas skadimit të mandatit, Kuvendi është në tentativë të re për të zgjedhur Këshillin Programor të RTVM-së. Komisioni Parlamentar i Zgjedhjeve dhe Emërimeve duhet të përgatisë listën me 13 kandidatë nga 24 të regjistruar për anëtarë të Këshillit me mandat pesëvjeçar.

Fillimisht për pozitat aplikuan 37 kandidatë, por Komisioni javën e kaluar ka refuzuar 13 aplikime për shkak të dokumentacionit jo të plotë.

Gjashtë anëtarë të Këshillit aktual të zgjedhur në vitin 2014, i cili prej shumë vitesh është shënjestër e kritikave për partishmëri, kanë aplikuar për një mandat tjetër. Mandati i tyre përfundoi në vitin 2019, por ata vazhduan të shërbenin në Këshill derisa u zgjodh një përbërje e re.

Shumica e të regjistruarve aktualisht janë gazetarë apo ish-gazetarë, por ka edhe politologë, juristë, regjisorë, producentë, aktorë, inxhinierë, muzikantë…

Në mesin e të regjistruarve është edhe kryetarja aktuale e Këshillit Programor, profesoresha e FINKI-t Smilka Janeska Sarkanjac, bashkëshortja e ideologut joformal të VMRO-DPMNE-së, profesorit Branislav Sarkanjac, i cili dikur ishte këshilltar i kryeministrit Nikola Gruevski.

Është raportuar edhe për producentin Nikolla Madiq, bashkëshort i ish-zëvendësministres së Drejtësisë nga LSDM, Viktorija Madiq Avramovska.

Kuvendi tentoi të zgjidhte një këshill të ri programor të RTVM-së si në vitin 2019 ashtu edhe në vitin 2021, por nuk siguroi shumicën e kërkuar prej dy të tretave, kështu që i vjetri vazhdoi të funksionojë.

Situata është e ngjashme me Këshillin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive. Dhe atje Këshilli u zgjodh në vitin 2014 dhe vazhdon të punojë derisa të zgjidhet një i ri. Tentativa nga fillimi i këtij viti është përcjellë edhe me akuza për politizim. Lista u krijua, por me sa duket kishte problem me sigurimin e mazhorancës, ndaj nuk hyri në rendin e ditës të seancës plenare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments