Ende pa u qetësuar nga braktisja e Arben Taravarit dhe Aleancës për Shqiptarët – ASH, VLEN duket që ka nisur një betejë tjetër mes veti. Gostivari Sot, mëson nga burime të besueshme në këtë koalicion që një betejë e ashpër është hapur mes drejtuesve të Lëvizjes Besa, Alternativës dhe Lidhjes Demokratike për kandidaturat e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në Tetor.
“Ka një situatë shumë të tensionuar mes partive të VLEN-it, mosmarrëveshje të mëdha për ndarjen e komunave. Ka gjasa që një pjesë e Alternativës të shkëputet nga VLEN dhe ti bashkëngjitet ASH-së së Arben Taravarit”, thonë burimet tona.
Të njëjtat burime, flasin për tensione edhe sa i përket grupacionit të Arben Fetait që pretendon të mban postet që i takonin ASH-së, edhe pse, pjesa më e madh e deputetëve të kësaj partie janë në krah të Arben Taravarit. Ka pakënaqësi në radhët e partive të tjera që pretendojnë se grupacioni i Fetaiu nuk ka peshë elektorale sa të mban të uzurpuara postet që më herët i takonin Aleancës për Shqiptarët.
Në ditën në vazhdim pritet të ketë zhvillime në këtë drejtim dhe pritet të ketë edhe prononcime nga liderët e VLEN-it rreth situatës së krijuar brenda taborit të tyre. Gostivari Sot