3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaNjë muaj “pushim të lindjes” edhe për baballarët

Një muaj “pushim të lindjes” edhe për baballarët

Përveç pushimit nëntë-mujor të lehonisë për nënat, edhe baballarët do të mund të mungojnë në punë paralelisht me bashkëshortet e tyre, edhe atë një muaj pasi të lind foshnja. Kjo është risia e paraparë me ndryshimet e ligjit për marrëdhënie pune, që deri në fund të vitit duhet të votohen.

Sipas ligjit aktual, babai ka të drejtë të merr leje prindërore, por vetëm nëse nëna heq dorë nga shfrytëzimi i nëntë muajve. Kjo ishte tema në panel diskutimin“Mungesa e ndarë prindërore – Pse është me rëndësi praktika dhe përvoja më të mira” e organizuar nga organizata civile, Reaktor, ku mori pjesë edhe Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, e cila theksoi se ky panel diskutim është pjesë e serisë së bisedimeve me të gjithë partnerët socialë lidhur me përpilimin e ligjit të ri për marrëdhënie pune, prej të cilave një pesë duhet të jetë edhe mungesa prindërore. Ajo theksoi se shteti do të tregojë se e respekton barazinë gjinore dhe kujdeset që përmes një lloji të këtillë të masave feksibile ta avancojë natalitetin, pa uljen e të drejtave të grave. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments