Kancelari gjerman Olaf Scholz sot pasdite në Twitter përshëndeti votimin e Parlamentit për konkluzionet për propozimin francez.
“Përshëndes votimin e parlamentit maqedonas që hapi rrugën për konferencat e para për anëtarësimin në Bashkimin Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne ju duam si anëtarë të Bashkimit Evropian dhe do të jemi pranë jush deri në fund”, ka shkruar Scholz.
Më herët, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, si dhe sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, kanë përshëndetur vendimin e Kuvendit.