Facebook ka zbuluar kompani të cilat kanë spiunuar gazetarë dhe politikanë, kurse mes tyre janë edhe kompani nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut dhe për këtë arsye u janë bllokuar profilet në këtë platformë interneti. IT-kompania nga Maqedonia “Sajtroks”, e cila ka zhvilluar një softuer malicioz për celularë të mençur – ajfon dhe android, ishte bllokuar nga ana e Facebook për shkak të keqpërdorimit të platformës sociale për t’i spiunuar përdoruesit. Kjo është njëra nga 7 kompanitë të cilat e kanë shfrytëzuar këtë platformë për të spiunuar 50.000 njerëz nga 100 vende, pohojnë nga Facebook.