Apelet dhe thirrjet për dorëheqjen e anëtarëve të tjerë të Këshillit Gjyqësor nuk shuhen.
Pasi Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” mirëpriti dorëheqjet e gjyqtarëve Zoran Gerasimovski dhe Mirjana Radeva-Stefkova dhe u bëri thirrje anëtarëve të tjerë që të bëjnë të njëjtën gjë, ekspertë të tjerë nga fusha juridike mendojnë se kjo do të ishte më e mira në këtë moment. Profesoresha universitare Ana Pavllovska Daneva thotë se këshilli në këtë përbërje nuk ka më legjitimitet, andaj përmes interpelancës në Kuvend, para së gjithash disa prej anëtarëve, të ndërrohet në faza e gjithë përbërja.
Në të njëjtën linjë me Daneva është edhe avokati Vanço Shehtanski, i cili thotë se pas cirkut në këshill, nuk është logjike të pritet që po këta anëtarë të marrin pjesë në marrjen e vendimeve të radhës të rëndësishme, siç është përzgjedhja e gjyqtarëve. Sipas Shehtanskit, do të ishte shumë më e thjeshtë nëse do të kishte dikush që do të ishte në gjendje të shkarkonte të gjithë përbërjen e këshillit në këtë fazë.
Dorëheqjet e gjyqtarëve Radeva-Stefkova dhe Gerasimovski vijnë në kohën kur këshilli po përballet me kritika nga të gjitha anët, dhe vetë gjyqtarët i cituan këto fakte në shpjegimin e dorëheqjeve të tyre.
Këshilli Gjyqësor është organ që përzgjedh gjyqtarët, vlerëson punën e tyre, vendos për çështjet, kështu që këshilli tashmë ka krijuar një komision prej tre anëtarësh të kryesuar nga gjyqtari Hanif Zendeli, i cili në periudhën e ardhshme duhet të publikojë një njoftim dhe më pas të kalojë zëvendësimi i menjëhershëm i zgjedhjeve për vendet vakante të këshillit.