Kanë kaluar më shumë se një javë që nga sulmi terrorist në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku.
Nga dita e sulmit terrorist më 24 shtator në veri, dy pikat kufitare në veri të Republikës së Kosovës, Jarinja dhe Bërnjaku, vazhdojnë të jenë të mbyllura.
Në njoftimin e sotëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës shihet se edhe këtë të hënë në këto dy pika ende nuk ka qarkullim dhe ato vazhdojnë të jenë të mbyllura.
