Vetëm një javë na ndan nga zgjedhjet në SHBA dhe sondazhet na tregojnë se Trump ka arritur të kryesojë bindshëm ndaj kundërshtares së tij, Harris.
Në sondazhin e krijuar nga portali i njohur “Polymarket”, republikani udhëheq me 66.1%, një rekord që nga nisja e këtij sondazhi, teksa Harris deri më tani ka vetëm 33.9%.
Trump gjithashtu po udhëheq në shtete të tjera kryesore, ndërsa në Miçigan kemi një barazi mes dy kandidatëve.
Ndërkohë, sondazhi USA TODAY/Suffolk University zbuloi gjithashtu se në Wisconsin, Harris ka një epërsi prej 14 pikësh ndaj Trump midis grave përkatësisht 55% deri në 41%. Rezultati kthehet në favorin e Trump midis burrave, duke treguar Trump përpara 18 pikë ndaj Harris, përkatësisht 56% deri në 38%. /vizionplus.tv
Në disa shtete, votimet kanë nisur, teksa presidenti i ardhshëm i SHBA-së do të mësohet pas datës 5 nëntor.