8.7 C
Tetovo
E premte, 1 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNJË INSTITUCION TJETËR TË ZBULOJ KEQPËRDORIMIN E SHPENZIMEVE TË UDHËTIMIT TË DEPUTETËVE,...

NJË INSTITUCION TJETËR TË ZBULOJ KEQPËRDORIMIN E SHPENZIMEVE TË UDHËTIMIT TË DEPUTETËVE, NUK MUND TË LUAJ ROLIN E POLICIT THOTË TALAT XHAFERI.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, thotë se nëse ka indikacione për keqpërdorim të shpenzimeve të udhëtimit nga ana e deputetëve, atëherë një institucion tjetër, jo Kuvendi, duhet të inicojë procedurë për këtë. Në konferencën e sotme për media, Xhaferi tha se Kuvendi nuk ka instrumente për të shqyrtuar besueshmërinë e të drejtës së deputetëve për të marrë shpenzimet e udhëtimit. Kryetari i Kuvendit thotë se nuk është as gjykatës, as organ hetues dhe nuk ka ndërmend të luajë polic dhe të kontrollojë nëse një deputet jeton në Shkup dhe i merr shpenzimet e udhëtimit.

“Para së gjithash, Rregullorja parashikon kushtet në të cilat ushtrohet e drejta e shpenzimeve të udhëtimit dhe shfrytëzimit të banesës për atë qëllim, pra si alternativë. Kushtet janë të përcaktuara në Rregulloren e Punës, ku secili deputet e dëshmon praninë e tij me nënshkrimin e listës së pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit, gjegjësisht në seancën e trupave punues dhe në këtë kontekst askush nuk mund ta kontestojë atë të drejtë, përderisa siç vërtetohet me nënshkrim. “Kuvendi nuk ka instrumente të tjera për shqyrtimin e besueshmërisë së të drejtës së deputetit, sepse konsiderohet se deputeti as kushtetues nuk i përgjigjet as kryetarit të Kuvendit, as shërbimit parlamentar”, tha Xhaferi.

Sa i përket shpenzimeve të udhëtimit që u janë paguar deputetëve apo jo, ai thotë se ligjet janë të tilla.

Ish-deputetja e VMRO-DPMNE-së Silvana Boneva akuzohet për manipulime me shpenzimet e udhëtimit. Ajo akuzohet për veprën penale të vazhduar – Mashtrim në shërbim nga neni 355 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 dhe në lidhje me nenin 45 paragrafi 3 të Kodit Penal. Sipas aktakuzës ajo shpenzimet e udhëtimit i ka marrë sikur të udhëtonte nga Strumica, ndonëse qëndronte në banesa në Shkup. Gjykimi është duke vazhduar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments