Sot (04.07.2024) në ora 00:37 në SVR Shkup, nga Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri ka raportuar se ka shpërthyer zjarr në zonën industriale Qojlija, ndërsa pak më vonë zyrtarë policorë nga Aeroporti Ndërkombëtar GP Shkup kanë raportuar se në objektin e tyre B.A. (24) nga Shkupi ka ardhur me lëndime të djegura, i cili ka thënë se me një veturë e kanë transportuar me forcë nga lagja Çento ,deri në zonën industriale Qojlijë
Sipas paraqitjes, personat me dhunë e kanë detyruar të vetëdjegjeshte, më pas ikën dhe ai ka arritur të shuajë zjarrin, i cili ka përfshirë edhe një objekt ndihmës aty pranë.
I plagosuri B.A. është transferuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore.
Kontroll është kryer nga një ekip inspektues nga SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.