9.9 C
Tetovo
E diel, 30 Mars, 2025
BallinaLajmeNjë grua u rrah “live” në TikTok, Policia arrestoi dhunuesin nga Radovishi

Një grua u rrah “live” në TikTok, Policia arrestoi dhunuesin nga Radovishi

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) arrestuan dhunuesin nga Radovishi i cili rrahu gruan, ndërsa dhunën e transmetonte drejtpërdrejt në platformën sociale “Tik Tok”. Personi është dërguar menjëherë në stacion, konfirmon MPB, transmeton Portalb.mk.

Videoja shqetësuese është përhapur në rrjetet sociale dhe dëshmitarët thonë se dhunuesi nuk ka abuzuar vetëm me gruan shtatzënë, por edhe me fëmijët e saj.

Në video shihet sulmuesi duke sharë dhe rrahur vazhdimisht gruan që dyshohet se është shtatzënë. Në rrjetet sociale po shpërndahen video të tjera të të njëjtit dhunues që maltreton gruan, ndërsa ndaj tij tashmë ka një proces gjyqësor aktiv, pasi më parë ka ngacmuar një viktimë tjetër.

Sipas ligjit për veprën “Dhunë në familje”, propozimi për ndjekje penale është i domosdoshëm, por gruaja ka refuzuar ndjekjen penale dhe ka deklaruar se video është e vjetër, pavarësisht se video ku shihet dhunuesi duke e rrahur është të shtunën e datës 22 mars 2025.

Viktimat shpesh vazhdojnë të vuajnë dhunën dhe nuk e denoncojnë atë nga frika e hakmarrjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments