Në një aksident trafiku që ndodhi pasdite në autostradën Tetovë-Gostivar, pranë “nyjës së Negotinës”, një grua humbi jetën, ndërsa dy persona u plagosën rëndë.Zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi, konfirmoi për MIA-n se në aksident ishin të përfshira një veturë “Peugeot” me targa të Ohrit, e drejtuar nga G.V. (47) nga Ohri, dhe një veturë “Mercedes” me targa kombëtare sllovene, e drejtuar nga A.A. (19) nga Gostivari.
• Në aksident, në vendngjarje ndërroi jetë D.M. (81) nga Ohri, pasagjere në “Peugeot”. Me lëndime të rënda mbetën drejtuesi dhe një pasagjer tjetër, të gjithë nga Ohri, lëndimet e të cilëve u konstatuan në repartin e urgjencës në spitalin e Gostivarit, – tha zëdhënësi Rexhepi.
Gjatë intervenimit të ekipeve të shpëtimit dhe ndihmës së shpejtë, trafiku në këtë pjesë të rrugës (drejt Gostivarit nga nyja për në Negotinë) është ndërprerë, dhe automjetet po devijohen në rrugë alternative.
Në vendngjarje po kryhet ekspertiza nga një ekip i Sektorit për Punë të Brendshme të Gostivarit, në bashkëpunim me prokurorin publik.