Gjenerali polak Szczypczak, mendon se Varshava mund të pushtojë Kaliningradin.
Ish-komandanti i forcave tokësore polake, Valdemar Szczypczak, tha se rajoni i Kaliningradit ishte “nën pushtimin rus që nga viti 1945”.
Gjenerali shprehu gjithashtu mendimin se rajoni i Kaliningradit “nuk ka asnjë rëndësi ushtarake”.
Kaliningrad është një qytet port dhe qendra e rajonit të Kaliningradit, një enklavë ruse midis Polonisë dhe Lituanisë, në Detin Baltik.
Sipas regjistrimit të vitit 2010, 431.902 njerëz jetonin në Kaliningrad. Popullsia përbëhet nga: rusët (87.4%), ukrainasit (4.0%), bjellorusët (3.7%) dhe të tjerë.