Autoritetet kompetente në vend kanë lëshuar fletarrest ndërkombëtar për të dyshuarin i cili me 25 nëntor qëllimisht i ka vënë zjarrin Odës së Avokatëve. Bëhet fjalë për avokatin Aleksandar Risteski, të cilit Oda i ka hequr licencën disa javë para ngjarjes për shkak të shkeljes disiplinore.
Fletarresti ndërkombëtar është publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), i cili, siç thuhet, është lëshuar me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike Shkup.
Ankesën për veprën e Risteskit, siç raporton televizioni Telma, në Odën e Avokatëve e ka dorëzuar Qendra për Çështje Sociale në Shën Nikollë, nga ku janë ankuar se avokati ka sulmuar dhe kërcënuar zyrtarët e Qendrës në lidhje me një rast që ai e drejtonte.
Autoritetet kompetente në vend kanë lëshuar fletarrest ndërkombëtar për të dyshuarin i cili me 25 nëntor qëllimisht i ka vënë zjarrin Odës së Avokatëve. Bëhet fjalë për avokatin Aleksandar Risteski, të cilit Oda i ka hequr licencën disa javë para ngjarjes për shkak të shkeljes disiplinore.
Fletarresti ndërkombëtar është publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), i cili, siç thuhet, është lëshuar me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike Shkup.
Ankesën për veprën e Risteskit, siç raporton televizioni Telma, në Odën e Avokatëve e ka dorëzuar Qendra për Çështje Sociale në Sveti Nikollë, nga ku janë ankuar se avokati ka sulmuar dhe kërcënuar zyrtarët e Qendrës në lidhje me një rast që ai e drejtonte.
Zyrtarët, siç thanë për Telmën nga Oda e Avokatëve, janë thirrur në cilësinë e dëshmitarëve dhe janë dokumentuar deklaratat e tyre, pas së cilës gjykata disiplinore e Odës, e cila është organ i pavarur, ka marrë vendim që Risteskit t’ia heq licencën e avokatit për tre vjet.
Sipas Odës, edhe pse ka të drejtë, ai nuk e ankimoi vendimin e gjykatës disiplinore.
Prokuroria Themelore Publike Shkup dje ka njoftuar se ka hapur hetim kundër një 41-vjeçari nga Shkupi për shkaktim zjarrvënies së qëllimshme në objektin ku ndodhet Oda e Avokatëve dhe në të cilin është shkaktuar dëm material në shuma rreth 150.000 euro.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari po ndiqet për veprën penale të krimeve të rënda kundër sigurisë publike.
“Më 25 nëntor, i dyshuari qëllimisht ka djegur objektin e Odës së Avokatëve të RMV-së në rrugën “Metodia Shatorov Sharlo”, duke shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe trupat e njerëzve dhe pronën e përmasave më të mëdha“, njoftuan dje nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas informacioneve nga atje, ai është përgatitur për rastin një javë më parë.
Ai më 25 nëntor ka ardhur me automjetin e tij në afërsi të objektit të Odës së Avokatëve në Komunën e Aerodromit dhe i maskua ka thyer derën e hyrjes me sëpatë. Më pas i ka radhitur në shkallë kubikët e vajgurit, afër tyre vendosi edhe bombola gazi dhe i ndezi.
Pas kësaj, nuk ka humbur kohë dhe sipas hetimeve, vetëm tridhjetë minuta pas ngjarjes është larguar nga vendi, përmes pikës kufitare “Bllacë”.
Prokuroria njoftoi se kërkon ndalimin e të dyshuarit, i cili do të fillojë të zbatohet pas gjetjes dhe arrestimit të tij.