Dje në orën 15:00 në afërsi të kazermës “Ilinden”, zyrtarët policorë kanë arrestuar KVR (69) nga SHBA, pasi i njëjti ka hyrë pa autorizim në kazermë.
Për ngjarjen, policia i ka dërguar një njoftim Prokurorisë Themelore Publike dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (AKS).
Po merren masa për zbardhjen e rastit.