27.3 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
BallinaLajmeNjë 39-vjeçare hidhet nga kati i parë i Klinikës së Gjinekologjisë në...

Një 39-vjeçare hidhet nga kati i parë i Klinikës së Gjinekologjisë në Shkup

Një 39-vjeçare, e cila sapo kishte lindur, është hedhur nga kati i parë i Klinikës për Gjinekologji në Shkup, njofton drejtoresha e klinikës në fjalë, Viktorija Jovanovska.

“Pacientja tek ne është sjellë në javën e 36-të. Shtatzënia e saj nuk u monitorua në Gjinekologji. Ajo lindi për 12 minuta dhe ajo dhe fëmija shpëtuan. Një ditë para se të largohej, ajo firmosi se nuk donte ta ushqej me gji foshnjën dhe nuk dim se çfarë dhe si ndodhi. Nuk e dimë as arsyen e vendimit të saj. Të gjithë janë të shokuar, kurse nëna është në gjendje kritike”, deklaroi Jovanovska.

Sipas informacioneve të para, pacientja e lënduar është transferuar menjëherë në KARIL, në Repartin e Neurokirurgjisë, ku është kryer një operacion urgjent, por asnjë nga mjekët nuk e di arsyen e saktë të vendimit të gruas që sapo ka lindur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments