Njëzet vjeçari nga Shkupi gjatë ditës së djeshme gjatë hyrjes në Gjykatën Penale në Shkup ka tentuar të futet me dy thika dhe një hanxhare. Pasi rasti do të dokumentohet, ndaj tij do të parashtrohet parashtresat e duhura..
“Me datë 19.02.2025 në ora 10.00 në SPB Shkup është paraqitur se në Gjykatën Themelore Penale Shkup, gjatë kontrollit në hyrje, në çantën e shpinës të M.K (20) nga Shkupi, zyrtari i policisë gjyqësore ka gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe hangjare”, njoftojnë sot MPB.
Nga atje shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.