27.3 C
Tetovo
E shtunë, 12 Korrik, 2025
BallinaLajmeNismë për ndjekje penale ndaj drejtorit të Agjencisë së filmit dhe kryetarit...

Nismë për ndjekje penale ndaj drejtorit të Agjencisë së filmit dhe kryetarit aktual dhe ish-kryetarit të një komune

Komisioni Shtetëror Antiokorrupsion sot ka ngritur nsima për ndjekje penale për funksionimin dhe shpenzimin e pakujdesshëm të mjeteve buxhetore të drejtorit të Agjencisë së Filmit.

Ky institucion po ashtu ngriti nismë për ndjekje penale kundër kryetarit aktual dhe ish-kryetar të Radovishit për shkak se 12 herë kanë punësuar një person si ushtrues detyre të drejtorit të ndërmarrjes publike “Plavaja”-Radovish pa shpallur njoftim.

Anëtari i Komisionit, Nuri Bajrami theksoi se kjo situatë nuk mund të quhet ndryshe veçse korrupsion dhe ndërhyrje në sistemin juridik.

Antikorrupsion shqyrtoi sot edhe Raportin e Komisionit Evropian në pjesën që ka të bëjë me punën e tyre.

Kryetarja Biljana Ivanovska tha se pavarësisht se janë në Komisionin për vitin e pestë, efekti i punës së tyre nuk mund të realizohet plotësisht për shkak të mosrealizimit të iniciativave të tyre nga institucionet, Qeveria dhe autoritetet tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments