Prokurori sot, para seancës së Këshillit të Prokurorëve Publikë në të cilën po zgjidhej kryetari, për paralajmërimet se do të shkarkohet deklaroi se është një vendim politik dhe se për t’u shkarkuar do të duhej të kishte kryer një shkelje të rëndë disiplinore.
“Është një vendim politik. Sipas ligjit aktual, unë duhet të kisha kryer një shkelje të rëndë disiplinore. Këshilli i Prokurorëve Publikë e konstatoi se nga ana ime nuk është kryer asnjë shkelje e rëndë disiplinore. Më tej, procedura, propozimi shkon në Qeveri, domethënë Qeveria mund ta paraqesë në Kuvend. Kjo nuk është kompetencë e imja”, tha sot Kocevski.
