5.2 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajmeNisi të funksionojë transporti publik në Tetovë/ Rafiz Medija: Qytetarët të interesuar...

Nisi të funksionojë transporti publik në Tetovë/ Rafiz Medija: Qytetarët të interesuar për të lëvizur me autobus

Pas gjashtë muajsh pritje, në Tetovë ka nisur të funksionojë transporti publik.  5 autobusët që u blenë me një kredi në vitin 2021, përfundimisht nisën të lëvizin në rrugët e qytetit. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, thotë se transporti po rrjedh normalisht. “Unë ndërkohë kam pasur një takim me sektorin për komunikacion të policisë për t’u liruar vend stacionet e autobusëve, edhe rrugët ku kalojnë autobusët besoj se do të kemi mirëkuptimin e tyre  që të mos kemi probleme shtesë që do qarkullojnë autobusët urban, por ata të jenë në lehtësim për këtë kaos në komunikacion.”- deklaroi Bilall Kasami, kryetar i komunës Tetovës

Drejtori i ndërmarrjes “Tetova transport”, Rafiz Medija, thotë se interesimi i qytetarëve për të lëvizur me autobus  është i madh, ndërsa edhe përkundër rritjes së çmimeve, ndërmarrja nuk e ka në plan që të rrisë çmimin e biletave.

Qytetarët besoj se shumë mirë e kanë mirëpritur pasi që ka pas mjaft interesim tek qytetarët dhe deri më sot e kanë shfrytëzuar falas, domethënë deri në fundjavë dhe më pas do të jetë me pagesë  transporti publik për qytetarët. Edhe pse çmimet janë rritur, i naftës ka shkuar shumë lart, ne biletat ditore, vjetore dhe mujor nuk do t’i rrisim për shkak se nuk duam t’i dëmtojmë xhepat e qytetarëve.”- pohoi Rafiz Medija, drejtor i NP “Tetova Transport”

Një biletë për një udhëtim do të kushtojë 20 denarë. Në kategorinë A, bileta mujore për të gjithë qytetarët do të kushton  900 denarë, ndërsa ato vjetore 9.000 denarë. Kategoria B është për studentët, 350 denarë në muaj dhe 3.500 denarë në vit. Çmime të njëjta janë paraparë edhe për kategorinë C e cila përfshin pensionistët dhe personat mbi 62 vjeç. Kategoria D është për punonjës në komunën e Tetovës, të cilët biletën mujore do ta kenë 450 ndërsa atë vjetoren 4.500 denarë. Transporti do të jetë falas për personat të cilët janë me mbi 80% nevoja të posaçme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments