6.2 C
Tetovo
E diel, 2 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBotaNis zyrtarisht lufta e tarifave! Trump firmosi urdhrin për Kanadanë, Meksikën dhe...

Nis zyrtarisht lufta e tarifave! Trump firmosi urdhrin për Kanadanë, Meksikën dhe Kinën, reagojnë 3 vendet

Ka nisur zyrtarisht “lufta e tarifave” e kërkuar nga Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara nënshkroi urdhrin ekzekutiv për vendosjen e tarifave 25% kundër Kanadasë dhe Meksikës dhe 10% kundër Kinës. Po ashtu edhe energjia kanadeze do të taksohet me 10% raporton Shtëpia e Bardhë.

Të tre vendet u përgjigjën menjëherë. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau njoftoi se Kanadaja do të vendosë tarifa 25% për mallrat amerikane që arrijnë në 155 miliardë dollarë kanadezë, ose 102 miliardë euro, duke filluar nga e marta.

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum foli për “shpifje” nga Trump dhe njoftoi se ajo do t’i përgjigjet tarifave amerikane duke vendosur tarifa ndaj Shteteve të Bashkuara.
“Ne refuzojmë kategorikisht shpifjet e Shtëpisë së Bardhë që akuzojnë qeverinë meksikane se ka aleanca me organizata kriminale dhe kartele droge,” shkroi Sheinbaum në X, duke folur për “masat doganore” të ardhshme kundër Uashingtonit.

Edhe Pekini zyrtar “kundërshton me vendosmëri” vendimet e presidentit amerikan. Në një reagim zyrtar ministria e tregtisë kineze konfirmoi kundërmasat dhe bënë një paralajmërim për Trumpin: “Luftërat tregtare dhe tarifore nuk kanë kurrë fitues. Ne i kujtojmë SHBA dhe kujtdo tjetër se Kina është një nga vendet që aplikon masat më të ashpra në luftën kundër trafikut të drogës, kështu që pretendimet e artikuluara së fundmi, janë krejtësisht të pabaza”, thuhej në njoftim.

Donald Trump ka argumentuar tarifat e treja kundrejt Kanadasë dhe Meksikës me pretendimin për të ndaluar trafikun e drogës që nis nga Kina dhe kalon nëpërmjet këtyre dy vendeve, ndërsa po ashtu tarifa 10 për qind ndaj Kinës është për të minimizuar sasitë e Fentanilit që hyjnë kontrabandë. Kjo substancë është 75 herë më e fuqishme se morfina dhe përdoret kundër dhimbjeve të forta.

Ndërkohë Trump konfirmoi se sigurisht që do të vendosë tarifa edhe ndaj BE-së, me këtë të fundit që u përgjigj se: “Është gati për të mbrojtur veten”.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments