Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kroaci, ku edhe ka zhvilluar një takim me homologun grek, Alexis Tsipras. Mësohet se në takimin mes tyre është trajtuar gjerë e gjatë çështja e kufirit detar. Rama ndodhet në Dubrovnik që prej ditës së djeshme, si pjesë e samitit ekonomik mes Kinës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.