3.1 C
Tetovo
E premte, 15 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNikollovski zbulon skenarin e VMRO-së me Mexhitin, Kasamin dhe Gashin rreth vizitës...

Nikollovski zbulon skenarin e VMRO-së me Mexhitin, Kasamin dhe Gashin rreth vizitës së Kurtit

Se treshja e ashtuquajtur opozitare Kasami, Mexhiti, Gashi kanë manipuluar me vizitën e kryeministrit të Kosovës – Albin Kurti për kalkulime politike dhe se të njëjtën e kanë organizuar në mënyrë tinëzare në bashkëpunim me opozitaren VMRO-DPMNE, flasin edhe vet eksponentët kësaj parti.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski në “Summer Click” në TV21 ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dha mesazh të qartë se mbështet të gjithë ata që janë kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit.

“Ajo që ndodh në skenën politike te shqiptarët në Maqedoni ka ndikim në Kosovë dhe ajo që ndodh në skenën politike në Kosovë, ndikon në Maqedoni. Vizita e kryeministrit Kurti në Maqedoni, që për momentin sipas gjitha hulumtimeve të mendimit publik, është politikani me më tepër popullaritet në Ballkan, ka pasur porosi të qartë politike për gjithsecilin që pak kupton politikë, ndërsa kjo është mbështetje e qartë ndaj të gjithëve që janë kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit”, tha Nikollovski.

Nga kjo deklaratë mund të konstatohet se opozitarja VMRO-DPMNE e cila kundërshton ndryshimet kushtetuese, dhe me këtë edhe procesin euro-integrues të vendit, në bashkëpunim me “satelitët” e saj në treshen e ashtuquajtur opozitare, Kasami, Mexhiti dhe Gashi ka gjetur shteg për të future në lojën e tyre anti-BE edhe shqiptarët.

Gazetari dhe komentuesi politik Urim Saliu thotë se deklarata e nënkryetarit të VMRO DPMNE-së, Aleksandër Nikollovski se Albin Kurti është më i popullarizuari politikan shqiptar në Ballkan, është nxitëse dhe i frynë më shumë zjarrit dhe aq më tepër ajo i shpërfaq lidhjet me parti të caktuara shqiptare në bashkëveprim.

“Me të drejtë atëherë lind pyetja, a ka gisht VMRO DPMNE në ardhjen e Kurtit në Maqedoninë e Veriut kur nënkryetari i tyre i paska gjithë këto informacione?! E para nga e di Nikollovski se kush është politikani më i popullarizuar te shqiptarët, e dyta atë nuk e beson kush nëse e thotë të vërtetën apo është cinike dhe e fundit ai lind dyshime se VMRO qenka informuar saktësisht se përse Kurti erdhi në Tetovë e Çair. Nga i ka gjithë këto informacione Nikollovski për këtë vizitë të liderit të Vetëvendosjes, ku i ka marrë gjithë këto të dhëna kur dihet se VMRO nuk është se ka ndonjë lidhje të fortë me politikën në Kosovë e Shqipëri dhe aq më pak me partitë shqiptare në Maqedoni që i konsideron dytësore dhe as i llogarit”, thotë Saliu.

Petrit Saraçini nga Instituti për Media dhe Analitikë thotë se VMRO-DPMNE ka gisht në propagandën mediatike që keqpërdor këtë vizitë për të tensionuar marrëdhëniet ndëretnike, po të njëjtën gjë që e bëjnë propaganda serbe e pro-ruse në Ballkan.(Indeks.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments