Pas prezantimit të programit dhe Qeverisë nga mandatari Kovaçevski, VMRO-DPMNE ka deklaruar se vendit i nevojiten zgjedhje urgjente për të dalë nga kriza politike, ekonomike dhe energjetike. Deputeti i kësaj partie, Aleksandar NIkollovski tha se Qeveria e re nuk është e re, por është Qeveri e vjetër e cila do të vazhdojë të veprojë pa vizion, shkruan Alsat.
“Ne jemi këtu sepse ka dështuar e gjithë politika e premtuar e Zoran Zaevit, sepse populli e ndëshkoi ashpër politikën e tij, sidomos në zgjedhjet lokale. Të pranohej thirrja jonë që pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale të ketë zgjedhje parlamentare tani do ti kishim të gjitha institucionet. Por nuk u ballafaquam me zgjedhe, por me kidnapim të deputetëve. Kjo qeveri është me kuadro të vjetër dhe nuk mund të ofrojë politika të reja. Kjo është Qeveri që nuk ka koncept dhe vizion për të ardhmen e vendit”, deklaroi Nikiollovski.
NIkollovski iu drejtua edhe partive të vogla që janë pjesë të qeverisë se qëndrojnë në këtë Qeveri ose sepse janë të nënçmuar ose sepse janë të kriminalizuar.
“Pse qëndroni në këtë Qeveri, ose sepse jeni të nënçmuara ose sepse jeni të kriminalizuara. Dilni vetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe do ta shihni se sa keni peshë tek opinioni”, ka deklaruar Nikollovski i VMRO-DPMN-së