22.4 C
Tetovo
E premte, 20 Qershor, 2025
BallinaLajmeNikollovski: Po bisedojmë me Britaninë që të hiqen viza

Nikollovski: Po bisedojmë me Britaninë që të hiqen viza

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski deklaroi sonte se seriozisht bisedohet me Britaninë e Madhe që tri kategori të qytetarëve të lirohen nga vizat.

Me këtë, siç deklaroi Nikollovski për televizionin Kanal 5, domethënë se do të përfshihen rreth 80 për qind të qytetarëve. Për këtë është biseduar gjatë qëndrimit të tij në Londër.“Shumë seriozisht bisedojmë që të paktën tri kategori të lirohen nga vizat dhe ato tri kategori do të mbulohen rreth 80 për qind. Ende bisedojmë”, tha Nikollovski.

Në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar me Britaninë e Madhe dhe nëse hapet çështje për emigrantët, kjo do të pranohet nga ana jonë, Nikolloski tha se të dyja gjërat nuk kanë lidhje.

“Qëndrimi ynë në lidhje me emigrantët është i qartë dhe qartë e thamë qëndrimin tonë. Nuk shoh se diçka do të ndryshonte këtu”, theksoi Nikolloski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments