Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski thotë se nuk beson që Arben Taravari do të përfundojë në bashkëpunim me BDI-në.
“Nuk besoj se është aq naiv Arben Taravari, me gjithë përvojën politike që ka, që të bëjë vetëvrasje politike dhe të përfundojë në krahët e BDI-së”, tha zëvendëskryeministri dhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikoloski në Sitel.Nikoloski është i bindur se Qeveria ka shumicë stabile dhe përkrahje dërrmuese nga qytetarët. Sipas Nikoloskit, koalicioni qeverisës ka shumicë të qëndrueshme.
“Qeveria është shumë stabile, jemi shumë mirënjohës për mbështetjen që kemi marrë vitin e kaluar, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, kundërshtari ynë kryesor politik fitoi 18. Ka deputetë që mbështesin politikat e VMRO-DPMNE-së, këtu është koalicioni me partinë politike ZNAM. Pra, ne aktualisht, VMRO-DPMNE dhe ZNAM, kemi për momentin diku 66-67 deputetë, që është një shumicë komode dhe stabile”, shtoi Nikollovski