12.3 C
Tetovo
E martë, 13 Maj, 2025
BallinaLajmeNikollovski: Falë “Open Balkan”, Serbia do të heq ndalesën për eksport të...

Nikollovski: Falë “Open Balkan”, Serbia do të heq ndalesën për eksport të drithërave, miellit dhe vajit për Maqedoninë

Ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski ka njoftuar se serbia do të heq ndalesën për eksport të drithërave, miellit dhe vajit për Maqedoninë e Veriut. Nikollovski njofton se kjo është arritur pas takimit që ka pasur sot me zëvendëskryeministrin e Republikës së Serbisë, Branisllav Nedimoviç.

“Falë besimit dhe bashkëpunimit të ofruar nga #OpenBalkan, ne ramë dakord që Serbia në 7 deri në 10 ditët e ardhshme të heqë ndalimin e eksportit të grurit, misrit, miellit, vajit të gatimit për Maqedoninë e Veriut dhe të fillojë dërgesa e sasive të dakorduara ndërmjet të gjithë partnerëve ekonomikë nga të dy vendet”, ka shkruar mes tjerash Nikollovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments