14 C
Tetovo
E shtunë, 2 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNikollovska: Përfundoi debati për Rregulloren, do ta votojmë të premten e ardhshme

Nikollovska: Përfundoi debati për Rregulloren, do ta votojmë të premten e ardhshme

Kryetarja e grupit të punës për përgatitjen e propozim-nismës për nevojën për ndryshime kushtetuese dhe ish gjykatëse Margarita Caca Nikollovska, pas përfundimit të mbledhjes së sotme të grupit, deklaroi se debati për rregulloren ka përfunduar dhe se i njëjti do të votohet të premten e ardhshme.

“E shqyrtuan Rregulloren dhe e përfunduam, kurse të premten do ta votojmë. Kjo ishte përmbajtja e seancës së sotme”, u shpreh Nikollovska pas përfundimit të seancës.

Në lidhje me deklaratat nga Qeveria se deri në fund të muajit maj pritet të bëhet publik teksti për ndryshimet kushtetuese, ajo tha se nuk është koha për të spekuluar rreth kësaj teme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments