6.1 C
Tetovo
E enjte, 2 Prill, 2026
BallinaLajmeNikolloski: BDI nuk ndërtoi asnjë kilometër autostradë, qeveria aktuale, 1.8 miliardë euro...

Nikolloski: BDI nuk ndërtoi asnjë kilometër autostradë, qeveria aktuale, 1.8 miliardë euro në Korridorin 8

 Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, deklaroi se Qeveria po investon mes 1.6 dhe 1.8 miliardë euro në ndërtimin e autostradave në kuadër të Korridorit 8.

Në një intervistë për “Top Tema”, Nikolloski akuzoi Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) se gjatë mandateve të tij nuk ka ndërtuar asnjë kilometër autostradë, duke theksuar se qeveria aktuale është e fokusuar në realizimin e projekteve infrastrukturore.

Ai bëri të ditur se një nga pikat kyçe të lidhjes me Shqipërinë mbetet pika kufitare e Qafë Thanë, ku aktualisht po zhvillohen punime për zgjerimin dhe modernizimin e infrastrukturës.

“Aktualisht po punojmë për zgjerimin dhe përmirësimin e pikës kufitare. Së bashku me Bankën Botërore, presim që faza e parë të përfundojë brenda rreth një muaji, pas së cilës do të pasojë tenderi për fazën e dytë,” deklaroi Nikolloski.

Projekti i Korridorit 8 konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në vend, me synim përmirësimin e lidhjes rajonale dhe zhvillimin ekonomik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments