6 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNikolla Gruevski shpëton edhe në një lëndë, ndërpritet procedura penale për rastin...

Nikolla Gruevski shpëton edhe në një lëndë, ndërpritet procedura penale për rastin “Trajektorja”

Këshilli Gjyqësor në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot e ndërpreu procedurën penale për rastin “Trajektorja”.

Ky vendim vjen pas propozimit të Prokurorisë Publike, që vjen si pasojë e ndryshimeve në Kodin Penal, ndërsa shpenzimet e procedurës do t’i paguajë shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duke pasur parasysh propozimin e Prokurorisë dhe ndryshimet në Kodin Penal, gjykata solli vendim të ndërprerë procedurën penale kundër të akuzuarve Vlladimir Peshevski, Mile Janakieski dhe Ljupço Georgievski, për ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare’, si dhe kundër të akuzuarit Nikolla Gruevski për veprën penale ‘marrje e dhuratës dhe ndikim të kundër ligjshëm’”, tha kryetari i Këshillit Gjyqësor, Ilija Trpkov.

Në këtë rast të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish-zëvendëskryetari Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i N.P. “Rrugë Shtetërore”, Lupço Georgievski.Rasti ka të bëjë me procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradës Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments