7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNgjitëset “NMK” nga nesër fillojnë të shpërndahen në kontrollet teknike

Ngjitëset “NMK” nga nesër fillojnë të shpërndahen në kontrollet teknike

Ngjitëset me shenjën e re për automjetet “NMK” kanë mbërritur dhe nga nesër do të fillojnë me shpërndarjen e tyre në kontrolle teknike në mbarë vendin, tha për “Sloboden Peçat” ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Siç tha Toshkovski, shpenzimet për ngjitëset do t’i mbulojë MPB-ja, por paraprakisht ishte planifikuar që qytetarët t’i paguajnë nga 30 deri në 50 denarë.

Tenderin për blerjen e ngjitësve “NMK” e ka fituar kompania “Kvantum dooel Shkup”, ndërsa prodhues i pllakave është kompania gjermane “EHA Hofman”.

Sipas dimensioneve, MPB-ja i blen ngjitëset me çmime të ndryshme. Pra, për një afishe me përmasa 99×42, MPB paguan 35 denarë, për ngjitëset me dimensione 85×40 milimetra çmimi është 41 denarë, ngjitëset me dimensione 63×37 milimetra kushtojnë 35 denarë dhe ngjitëse me dimensionin më të vogël arrinë në 29,5 denarë për dy afishe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments