Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, do të vizitojë Shqipërinë për herë të parë në datat 3 dhe 4 Korrik.
Presidenti i 42-të i Amerikës do të mbërrijë në Tiranë pasditen e nesërme. Në orën 19:00 do të pritet nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë.