28.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Gusht, 2025
BallinaLajmeBotaNga sulmi rus në Kiev humbin jetën 14 persona, shpallet ditë zie

Nga sulmi rus në Kiev humbin jetën 14 persona, shpallet ditë zie

Kryebashkiaku i Kievit, Vitaliy Klitschko njoftoi se e premtja, 29 gusht, do të jetë ditë zie në kryeqytetin ukrainas për të nderuar viktimat
Të paktën 14 persona, përfshirë tre fëmijë, u vranë në një sulm rus në Kiev herët të enjten, thanë autoritetet ukrainase, transmeton Anadolu.

Zyra e prokurorit të qytetit të Kievit konfirmoi se deri në orën 11:00 sipas orës lokale, ishin regjistruar 14 vdekje, përfshirë një vajzë 2-vjeçare, një djalë 14-vjeçar dhe një vajzë 17-vjeçare.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitaliy Klitschko njoftoi se e premtja, 29 gusht, do të jetë ditë zie në kryeqytetin ukrainas për të nderuar viktimat.

“Nesër, 29 gusht, është shpallur ditë zie në Kiev. Në kujtim të viktimave të sulmit masiv të armikut në kryeqytet”, tha ai në Telegram, duke shtuar se flamujt do të ulen në gjysmështizë në ndërtesat komunale dhe shtetërore ndërsa ngjarjet argëtuese do të ndalohen.

Më herët gjatë mëngjesit, zyrtarët raportuan për 12 viktima dhe 48 të plagosur.

Zyra e prokurorit tha se pasojat e sulmit u regjistruan në tetë rrethe të kryeqytetit, përfshirë Darnytskyi, Dniprovskyi, Solomyanskyi, Shevchenkivskyi, Holosiivskyi, Obolonskyi, Svyatoshynskyi dhe Desnyanskyi.

Në distriktin Darnytskyi, një pjesë e një ndërtese banimi pesëkatëshe u shkatërrua dhe operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar për të kërkuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja. Dritaret në ndërtesat shumëkatëshe aty pranë u thyen, makinat u dëmtuan ndërsa shtëpitë private pësuan shkatërrime, sipas zyrës së prokurorit.

Ndërkohë, ambasadorja e Bashkimit Evropian (BE) në Ukrainë, Katarina Mathernova konfirmoi se ndërtesa e Delegacionit të BE-së në Kiev u dëmtua rëndë nga vala e goditjes.

“‘Paqja’ e Rusisë mbrëmë: një sulm masiv ndaj Kievit me dronë dhe raketa balistike. Delegacioni i BE-së u dëmtua rëndë nga vala e goditjes. Kjo është përgjigjja e vërtetë e Moskës ndaj përpjekjeve për paqe”, tha ajo në platformën sociale të kompanisë amerikane X.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se numri i konfirmuar i të vdekurve është rritur në 14, përfshirë tre fëmijë, duke e quajtur atë “një vrasje të tmerrshme dhe të qëllimshme të civilëve”.

“Rusët nuk po zgjedhin t’i japin fund luftës, vetëm sulme të reja. Gjatë natës në Kiev, dhjetëra ndërtesa u dëmtuan: shtëpi banimi, qendra zyrash, ndërmarrje civile. Midis tyre edhe ndërtesa ku ndodhet Delegacioni i Bashkimit Evropian në Ukrainë”, tha Zelenskyy në X.

Ai akuzoi Moskën për refuzimin e diplomacisë, duke theksuar: “Këto raketa dhe dronë sulmues rusë sot janë një përgjigje e qartë për të gjithë në botë që, për javë të tëra dhe muaj të tërë, kanë bërë thirrje për armëpushim. Rusia zgjedh balistikën në vend të tryezës së negociatave”.

Zelenskyy bëri thirrje për reagime nga vende si Kina dhe Hungaria, duke thënë se vdekja e fëmijëve duhet të shkaktojë përgjigje të forta. Presidenti ukrainas kërkoi “sanksione të reja dhe të ashpra kundër Rusisë për gjithçka që po bën”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments