Nga sot tregtarët duhet t’i ulin çmimet e mbi 1000 produkteve ushqimore. Vendimet e qeverisë për kufizim të marzhit të përfitimit bruto dhe për ngrirjen e çmimeve, kaluan në Gazetën Zyrtare. Zëvendësministri i ekonomisë Marjan Risteski në Biznes21 tha se presin ulje të çmimeve për 10% përveç për 8 grupet e produkteve bazë ushqimore ku çmimet nuk duhet të rriten. I pyetur se pse është ngrirë çmimi nga 1 shkurti kur pas shportës së Vitit të Ri produktet përsëri u shtrenjtua, Risteski thotë se nuk ka pasur rritje.
Për shkak se për shportën e Vitit të ri vetë prodhuesit përkatësisht tregtarët dhe marketet i ulën çmimet për 10%, tani jemi në periudhë kur u rritën për 10, ndërsa u kthyen ato çmime dhe ne duhet ta kufizojmë marzhën bruto ose ta ngrijmë çmimin e çmimeve më të larta”, tha Marjan Risteski.
-Nuk mendoni se jeni vonuar pak me vendimet?
-Jo, nuk është vonuar për shkak se ju thash se një pjesë e atyre produkteve nuk janë shtrenjtuar, ndërsa me atë që e kanë dhënë si zbritje në periudhën paraprake vetëm e kanë arritur çmimin normal, çmimin e tregut”, tha Risteski.