24.9 C
Tetovo
E hënë, 30 Qershor, 2025
BallinaLajmeNga Shkupi në Prilep për 1 orë e 15 minuta! Lëshohet në...

Nga Shkupi në Prilep për 1 orë e 15 minuta! Lëshohet në përdorim rruga ekspres Farish-Drenovë

Lëshohet në përdorim rruga eksprese Farish-Drenovë, në gjatësi prej 10.2 kilometrave, pjesë e korridorit 10. Po ndërtohet nga viti 2016 dhe kushton pothuajse 45 milionë euro. Paratë janë siguruar nga BERZH. Me këtë nga Prilepi e deri në Shkup arrihet për maksimum 1 orë e 15 minuta, ndërsa nga Manastiri deri në Shkup për 1 orë e 40 minuta. Me lëshimin në përdorim të rrugës Prilep-Manastir, koha për udhëtim do të jetë shumë më e shkurtër.


Kryeministri Mickoski me një pjesë të qeverisë solemnisht e lëshoi në përdorim këtë seksion. Tha se kjo rrugë ka rëndësi vitale për Kavadarin, Prilepin, Manastirin dhe rajonin e Pellagonisë.“Këto para, si në të kaluarën, sipas parimit që vlente deri më tani, nuk përfunduan në xhepat e dikujt, nuk u zhdukën në provizione, tenderë dhe marrëveshje fiktive, por janë këtu para jush. Në asfaltimin e këtij seksioni, në vepra reale të prekshme”, tha kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Ministri për transport, Nikollovski iu përgjigj akuzave të LSDM-së se ata kanë ndërtuar 90% të rrugës. Tha se vitin e kaluar gjatë fushatës zgjedhore kanë bërë videoklipe ku në vend të rrugës ka pasur grumbuj shkëmbinj dhe gurë.“Disa ditë pas nesh, video-klip publikoi edhe LSDM, bartësi i atëhershëm, Venko Filipçe, me ministrin e atëhershëm për transport dhe lidhje, Bllagoj Boçvarski. Kishte dy realitete. Ne dolëm në rrugë e cila nuk ekzistonte, ata dolën në rrugë të përfunduar. E kuptuam se ishte një prej përdorimeve të para të inteligjencës artificiale në Maqedoni në mënyrë të keqe. Përkatësisht me inteligjencën artificiale kanë bërë sikur rruga është e përfunduar”, u shpreh Aleksandar Nikollovski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Trajanovski, tha se pjesa më e madhe e kësaj rruge ka qenë e ndërtuar.“Kur erdha në funksionin drejtor i NP “Rrugët shtetërore”, pjesa më e madhe e kësaj rruge ishte e bërë. Megjithatë punohej me intensitet shumë, shumë të dobët. Të mos them pothuajse nuk punohej. Kishte probleme që duhej të zgjidhen”, theksoi Koce Trajankovski – drejtor i NP “Rrugë Shtetërore”.

Lëshimi i këtij seksioni nuk kaloi pa përplasje partiake. Opozitarja LSDM doli me akuza se pushteti po krenohet me petkat e huaja. Pohojnë se gjatë kohës së pushteti paraprak në krye me LSDM-në, është përfunduar mbi 90% e rrugës në Farish.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments