9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNga nesër në Shqipëri hapen objektet fetare

Nga nesër në Shqipëri hapen objektet fetare

Prej nesër në Shqipëri do të hapen të gjitha xhamitë dhe kishat dhe do të vazhdojnë me aktivitetet e tyre fetare.

Lajmin përmes publikimit në Fejsbuk e kumtoi kryeministri Edi Rama, i cili ka shkruar “me këmbë të mbarë në këtë ditë të bukur nga kalendari i besimit”.

“Pasi kemi bashkëpunuar këto javë me komunitetet fetare dhe kemi përgatitur protokollet e sigurisë shëndetësore, duke marrë, vlerësuar e miratuar vlerësimet e tyre, jemi gati të vendosim çeljen e aktivitetit të tempujve nga java e ardhshme, me të gjitha kufizimet përkatëse, duke e nisur nesër me këmbë të mbarë e me bekimin e dritës së ditës së bukur të kalendarit të besimit, për çka jemi në dakordësi me komunitetin mysliman”, ka shkruar Rama.

Duke ua uruar Bajramin besimtarëve myslimanë, kryeministri Rama, po ashtu, uroi edhe që hapja e xhamive (nën kujdesin e madh të drejtuesve shpirtëror të komunitetit për respektimin e protokollit të propozuar prej vetë atyre), të jetë “një ogur i mirë paqeje mirësish, për të gjitha komunitetet dhe vetë Shqipërinë e shqiptarët në këtë kohë jo të lehtë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments