Ministri i ekonomisë dhe punës, Besar Durmishi, iu kërcënua prodhuesve, distributorëve dhe tregtarëve që të mos rritin çmimet e produkteve themelore ushqimore që nuk janë pjesë e “Shportës së Vitit të Ri”. Ai në brifingun e fundvitit me gazetarë, tha se në tavolinë e ka vendimin për ngrirjen e çmimeve të këtyre produkteve.
“Nuk mund t’i sanksionojmë për shkak të mosrespektimit të “Shportës së Vitit të Ri”. Nëse tregtarët, distributorët dhe prodhuesit i rritin çmimet e produkteve themelore ushqimore që nuk janë pjesë e kësaj mase, nëse duhet edhe natën do ta nënshkruaj vendimin për çmimet dhe Qeveria do t’i ngrij”, tha Besar Durmishi – ministër i Ekonomisë dhe Punës.