Për sindikatën është joligjor, ndërsa për Ministrinë e ekonomisë dhe punës është ligjor harmonizimi i djeshëm i pagës minimale dhe rritja prej 1812 denarëve, me çka paga minimale nga marsi i këtij viti të jetë 24 379 denarë. Zv.ministri i ekonomisë dhe punës Marjan Risteski, pohon se vendimi mund të sillet edhe pa pasur seancë në Këshillin socio-ekonomik ku marrin pjesë përfaqësues të qeverisë, punëdhënësve dhe sindikatave. Këshilli deri më tani, në seancë, ka dhënë miratim për harmonizim.Absolutisht është ligjor dhe vlerësoj se më tej është lënë hapësirë në atë dialog social që është me tre palë – qeveria, punëdhënësit dhe sindiaktat, nëse arrijnë marrëveshje këto sindikata përfaqësuese, ne do ta respektojmë si Qeveri”, tha Marjan Risteski.Sindikata me qëndrim tjetër. Janë plotësisht të pakënaqur nga hapi i tillë.
“Që herën e parë prej kur është vendosur paga minimale, në vitin 2021, për pagën minimale është vendosur pa punëtorët. Kishim parullë para disa viteve më 1 maj se nuk mund të vendoset pa punëtorët, por për fat të keq Qeveria dje në seancë solli vlerën e pagës minimale”, deklaroi Tërpe Deanoski.Përndryshe Këshilli social-ekonomik është jashtë funksionit për shkak se Komisioni i ri i cili përcakton përfaqësimin e sindikatave ende nuk ka mbajtur seancë andaj tani për tani në këtë Këshill qëndrojnë vetëm përfaqësuesit e Qeverisë dhe punëdhënësve, por jo edhe të sindikatave. Risteski thotë se kompanitë kanë mjaftueshëm kohë që të llogarisin pagën e harmonizuar për muajin mars, që deri te DAP duhet të parashtrohet deri më 15 prill dhe nuk do të ketë vonime për këtë shkak.