3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNga Mali i Zi mesazhi: Po, Kryeministrit të parë shqiptar!

Nga Mali i Zi mesazhi: Po, Kryeministrit të parë shqiptar!

Sot, për BDI-në, për Ali Ahmetin dhe Talat Xhaferin, arriti një mesazh uniteti, mesazh vëllazëror nga Mali I Zi, nga vëllezërit e Malësisë, për unitet e bashkim të forcave shqiptare, për Kryeministrin e parë shqiptar.

Bashkimi ka prodhuar çdo herë rezultate të mëdha për shqiptarët, këtë e konfirmoi komuna e Tuzit, ku pas shumë kohe, kjo komunë udhëhiqet nga shqiptarët, vetëm e vetëm se ishin të bashkuar.

Bashkimi prodhoi rezultate në Luginën e Preshevës, ku për herë të parë shqiptarët votuan për një listë dhe rezultati ishte evident.

Ky bashkim mund të prodhoj rezultate të mëdha edhe në Maqedoninë e Veriut, nëse shqiptarët janë të bashkuar, këtë e thotë, kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj, i cili i jep përkrahje të plotë bashkimit të shqiptarëve, për Kryeministrin e parë shqiptar.

Ja postimi i plotë i z. Nik Gjeloshaj, Kryetar i komunës së Tuzit në fb:

Ashtu siç u bashkuam në Tuz e Luginë, të bashkohemi edhe në Maqedoninë e Veriut, rreth një ideje të shenjtë, t’a bëjmë kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut!

Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI

Ali Ahmeti

Talat Xhaferi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments