Pas lajmit se BDI po shqyrton opsionin për ndarjen e Maqedonisë sipas rajoneve, partia e Ali Ahmetit përmes disa mediave maqedonase ka dhënë një qëndrim paksa të zbutur.
Sipas Veçer, BDI-ja pretendon se ideja për ndarjen e Maqedonisë në rajone, sipas shembullit të Irlandës së Veriut dhe Belgjikës, ishte vetëm një ide e dalë nga degët partiake, ku siç thonë nga kjo parti janë hedhur të gjitha llojet e opsioneve.
“ Është e vërtetë që z. Ali Ahmeti ka angazhuar një ekip ligjor amerikan të ekspertëve për të ofruar një platformë për legjitimitetin ndëretnik për institucionet e vendit dhe këtë më së miri mund ta përgatisin dhe ta propozojnë autorët e Marrëveshjes së Ohrit, siç është Paul Williams. Është një nga ekipet më të mira në botë dhe shpresojmë se do të propozojnë një platformë për tejkalimin e krizës aktuale të qeverisjes jolegjitime dhe monoetnike në vend”, kanë thënë nga BDI për Veçer.