3.8 C
Tetovo
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeNga 128 shtete,tetovarja Diana Sherifi Aliji fitoi çmimin global “Women in...

Nga 128 shtete,tetovarja Diana Sherifi Aliji fitoi çmimin global “Women in Tech Community Award 2025 .

Në mesin e 1,650 kandidateve nga 128 shtete, tetovarja Diana Sherifi Aliji është fituesja e Çmimit “Women in Tech Community Award” në WomenTech Network Global Awards 2025, shkruan Portalb.mk.

Aplikacioni “Mama’s Feelings Tracker”, të cilën e ka krijuar Sherifi Aliji inixhiniere softverike, është një hapësirë digjitale ku nënat mund të ndajnë emocionet, të gjejnë mbështetje praktike dhe të kujdesen për mirëqenien e tyre mendore.

Diana Sherifi Aliji në profilin e saj në facebook ka shkruar se ky çmim i jep motivim të vazhdoj t’i jap zë shëndetit mendor të nënave kudo.

“Ky çmim ka një kuptim të veçantë për mua, sepse lidhet drejtpërdrejt me punën dhe kontributin tim për komunitetin e nënave përmes aplikacionit Mama’s Feelings Tracker. Ky vlerësim më jep edhe më shumë motivim të vazhdoj t’i jap zë shëndetit mendor të nënave kudo. Një falënderim i veçantë për Women in Tech Network për krijimin e një hapësire ku kontributet e grave në teknologji shihen, vlerësohen dhe festohen. Është një privilegj të jem pjesë e këtij komuniteti mbështetës dhe inspirues. Ky çmim është i imi, por po aq edhe i juaji”, është shprehur Sherifi Aliji.

Në praktikë aplikacioni funksionon shumë thjeshtë: çdo ditë nëna mund të shprehë se si ndihet duke zgjedhur një emocion nga një listë të krijuar posaçërisht për të, mund të shtojë dhe një shënim se çfarë e ka bërë të përjetojë atë ndjenjë. Menjëherë pas kësaj, aplikacioni të jep sugjerime të thjeshta, praktike dhe të bazuara në shkencë, të cilat përshtaten me emocionin që ke shprehur dhe me fazën e mëmësisë në të cilën ndodhesh.

Në aplikacion ka ushtrime praktike për qetësi mendore, si: ushtrime për frymëmarrje, ditar, meditim, relaksim i muskujve. Përveç kësaj nënat mund të shohin rrugëtimin e tyre emocional përmes grafikave vizuale dhe të lexojnë artikuj nga psikologë të liçencuar amerikan mbi fazën e paslindjes, periudhën e fëmijrisë së hershme, dhe fëmijëve neurodivergjent.

“Mama’s Feelings Tracker” ështe live në App Store dhe Google Play Store. Linkun mund ta shkarkoni këtu: www.mamasfeelingstracker.com ”

Fotografi nga aplikacioni Mama’s Feelings Tracker. Foto: Diana Sherifi Aliji

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments