Nga 1 nëntori regjistrimi për marrje të patentëshoferit do të bëhet më i shtrenjtë. Deri tani ky çmim për kategorinë “B”, për pjesën praktike dhe teorike, ka qenë 24,500 denarë ndërkaq tani e njejta do të kushtojë 33.000 denarë. Përfaqësuesit e autoshkollave thanë se një rritje e tillë ka qenë e nevojshme kohë më parë, sepse siç thonë ata, së fundmi janë rritur çmimet e derivateve dhe pagat e të punësuarve.Në një kohë kur qytetarët e vendit ballafaqohen me çmime në rritje të pandërprerë, paga që mezi i mbulojnë shpenzimet elementare për jetesë dhe një standard jetese që po rëndohet dita-ditës, pason edhe një goditje e re për xhepat e tyre. Nga 1 nëntori regjistrimi për marrje të patentëshoferit, një nevojë e patjetërsueshme për të rinjtë do të bëhet më i shtrenjtë. Deri tani ky çmim për kategorinë “B” për pjesën praktike dhe teorike ka qenë 24,500 denarë ndërkaq tani e njejta do të kushtojë 33.000 denarë. Kështu kanë njoftuar pjesa dërmuese e autoshkollave të vendit në web-faqet e tyre. Sipas tyre, ky vendim është marrë pas mbledhjes përfundimtare të shoqatës së autoshkollave të RMV-së.
TABELË: AUTOSHKOLLA
“Të nderuar kandidatë, ju njoftojmë se nga data 01.11.2025 do të hyjë në fuqi çmimorja e re për aftësimin e kandidatëve të kategorisë “B”.
Teoria dhe praktika do të kushtoj 33.000 den
Dy orë plotësuese në ditë: 2.000 den
Përdorimi i veturës për provim: 1.500 den.Ky vendim merret pas mbledhjes përfundimtare të Shoqatës së Auto Shkollave”.
Sipas këtij njoftimi, në përqindje çmimi për regjistrim të patentëshoferit është rritur për rreth 35%. Dy orët plotësuese në ditë deri më tani kanë kushtuar 1400 denarë, ndërsa nga 1 nëntori do të kushtojnë plot 2000 denarë si dhe përdorimi i veturës për provim nga 1300 denarë është rritur në 1500 denarë.
TV SHENJA kontaktoi disa nga autoshkollat e vendit për t’i pyetur rreth rritjes së çmimeve në mënyrë të tillë të menjëhershme, ata thanë se një rritje e tillë ka qenë e nevojshme kohë më parë sepse siç thonë ata, së fundmi janë rritur çmimet e derivateve dhe pagat e të punësuarve.
Në një realitet ku çdo ditë sjell një faturë më të lartë dhe një shpresë më të vogël, rritja e çmimeve për patentë shoferin është vetëm një hallkë tjetër në zinxhirin e vështirësive ekonomike që po i rëndojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Për shumë të rinjë, patenta nuk është luks, por domosdoshmëri për të siguruar punë apo për të ndihmuar familjen. Megjithatë, me këtë rritje të ndjeshme, ajo po shndërrohet në një pengesë të re në rrugën drejt pavarësisë financiare. Ndërsa autoshkollat e arsyetojnë vendimin me kosto të rritura të derivateve dhe pagave, mbetet e hapur pyetja: deri kur do të vazhdojnë qytetarët të paguajnë çmimin e lartë të një standardi jetese që po bëhet çdo ditë e më i papërballueshëm? /SHENJA/
