4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNga 1 marsi shtrenjtohen një pjesë e ilaçeve

Nga 1 marsi shtrenjtohen një pjesë e ilaçeve

Shtrenjtim edhe më i madh i çmimeve të ilaçeve pritet të pësojë nga 1 marsi. Rritja do të prekë kategorinë e ilaçeve të cilat merren pa recetë dhe pa përshkrimin e mjekut dhe jo ato që janë pjesë e listës pozitive. Nga Oda e Farmacistëve thonë se nga pandemia e deri më tash, dhjetëra ilaçe kanë pësuar të paktën rritje prej 20%.

“Informacione zyrtare kemi nga ana e kompanive se do të ketë rritje sidomos nga data 1 mars për ilaçet OTC ku rritja do të jetë e dukshme ndërsa tek ilaçet e listës pozitive dhe ilaçet tjera që merren me përshkrimin e mjekut nuk ka ndonjë paralajmërim. Ankesa ka nga ana e qytetarëve dhe janë me të drejtë, ka disa medikamente që mungojnë në tregun farmaceutik siç janë barnat epileptic të cilat një kohë të gjatë nuk janë prezente ka dhe disa barna tjera të zemrës të cilët i shkruan mjeku”, tha Ymer Ymeri, nënkryetar i Odës së Farmacistëve të Maqedonisë së Veriut.

Qytetarët e anketuar nga Alsat thonë se si pasojë e çmimeve të larta mezi arrijnë t’i blejnë ilaçet e nevojshme.

“Ilaçet janë tejet të shtrenjta dhe nuk vlejnë aspak. I shfrytëzojmë ndërsa efekt nuk kanë. Harxhojmë shumë në muaj. Së paku 4000-5000 harxhojmë. Për zemrën, për tension, për çka mos dhe janë shumë shtrenjtë. Pa to nuk mundemi të jetojmë. Gjithçka paguani privatisht apo përmes Fondit? Gjithçka privat marrim sepse nuk janë në listë të Fondit. Mjekët na shkruajnë ata të cilët nuk merren me recetë, katastrofë, pensioni na ikën për ilaçe”, u shpreh një qytetar.

“Sa harxhoni Brenda muajit për ilaçe? Rreth 4000 denarë. Për çfarë ilaçe? Shoqja dhe unë prej këmbëve vuajmë, disa ilaçe janë 600 denarë, krejt privat, asgjë prej Fondit. Për pensionistët është shumë, jo pak por shumë. Edhe barna sun gjen me librezë, nuk ka, thonë vetëm privat”

“Ka rritje të çmimeve të ilaçeve privat që janë, ilaçet e reja. Unë shfrytëzoj një ilaç që është privat, nuk kam të shkruar shumë terapi, megjithatë ka rritje të atyre që nuk janë në listë positive. Në bazë mujore sa harxhoni për ilaçe? Së bashku me burrin harxhojmë 2500 deri 3000 denarë. Llogariteni me pagat e tona mesatare, 3000 denarë të të ikin për ilaçe”.

“Sa para harxhoni për ilaçe? Po për një muaj diku 2000 denarë për gruan time. Për çfarë ilaçe? Për tensionin e gjakut, për pesmejker etj.. të gjitha I merni privat? diçka privat marrim diçka me recetë?

“Katastrofë, me të vërtetë është kjo. Jo 100 po 200% janë rrit çmimet. Para dhjetë ditësh pata rast te Spitali në Kozle, 9200 denarë kemi blerë ilaçe. Sa harxhoni në muaj për ilaçe? Po 4000 deri në 5000 denarë sepse kemi fëmijë në shtëpi, nipër dhe mbesa, 4-5 mijë denarë vetëm ilaçe”.

Lista pozitive e ilaçeve nuk ka ndryshuar prej 12 vitesh. Si qytetarët ashtu dhe Oda e Farmacistëve kërkojnë zgjerim urgjent të listës pozitive. Nga Ministria e Shëndetësisë pa sqarime mbi këtë çështje./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments