14.3 C
Tetovo
E hënë, 12 Maj, 2025
BallinaLajmeNga 1 Maji hiqen kontrollet kufitare Kosovë- Shqipëri

Nga 1 Maji hiqen kontrollet kufitare Kosovë- Shqipëri

Në pikën kufitare të Morinës nuk mungojnë as udhëtarët nga Shqipëria që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Kosovë.

Të dhënat e fundit nga Dogana e Morinës tregojnë se deri në mesditën e së shtunës kanë hyrë në territorin e Shqipërisë 4,291 shtetas dhe 2,036 mjete.

Duke filluar nga data 1 maj, do të rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, pra qytetarët nuk do të përballen më me kontrolle në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, nga 1 marsi kishte pushuar së funksionuari, ndërsa rikthehet sërish pas një periudhe dymujore.

Udhëtarët që e shfrytëzuan pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, nga 1 marsi paraqitën dokumentet e identifikimit, për arsye se nga kjo datë për dy muaj rresht u krye përpunimi i të dhënave të sakta i automjeteve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments