I ftuar në emision Klan Debat Adnan Neziri nga Fronti Europian, ka theksuar unitetin dhe stabilitetin e koalicionit pavarësisht dallimeve të brendshme.
Neziri ka shtuar se pavarësisht mendimeve të ndryshme brenda partive që përbëjnë Frontin, ato nuk kanë çuar në ndarje, por kanë demonstruar autonomi dhe vendosmëri për të mbështetur misionin e përbashkët që është më i rëndësishëm se interesat individuale.
Neziri ka përfunduar duke theksuar se Fronti Europian nuk do të lejojë që të bëhet vazal i ndonjë personi apo grupi.
“Një herë duhet ditur që nuk i kanë pasur 80 vota por i kanë pasur 78, një pjesë e frontit ka dashur ta mirkuptojë këtë fakt, ndërsa Aleanca ka menduar se nuk do të votojë. Fronti Europian është shumë kompakt ne do të jemi pjesë e frontit dhe ky mision është shumë më i madh se dëshira e dikujt tjetër, po ne nuk jemi vazalë të dikujt të cilët me një vrejtje nga Mickovski i ndrrojnë deklaratat. Partitë i kanë mendimet e ndryshime por kjo nuk bën shkapërderdhje të Frontit por tregon pavarsinë që ne kemi si Front”, tha Neziri.