8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaNew York del nga “lock down”, 400 mijë qytetarë rikthehen në punë

New York del nga “lock down”, 400 mijë qytetarë rikthehen në punë

Nju Jorku vijon të jetë qyteti më i goditur në botë prej koronavirusi por nga sot ka filluar rihapjen dhe lehtësimin e masave nga karantina.

400 mijë qytetarë janë rikthyer për herë të parë pas pandemisë në vendet e tyre të punës teksa lehtësime të tjera priten në vijim.

Edhe pse Nju Jorku ishte në karantinë, protestat për vdekjen e afro-amerikanit George Floyd e përshinë edhe atë, pasi mijëra qytetarë ”harruan” koronavirusin dhe marshuan në rrugë pa ruajtur distancën fizike.

378 mijë të infektuar dhe 24 mijë e 212 të vdekur nga COVID-19 ka qyteti më i goditur në botë nga COVID-19, Nju Jorku, në shtetin më të goditur, SHBA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments